Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 72-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 72-të vendosi që të zgjatë afatin për aplikim të bujqve nga 31 maji në 30 qershor për vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

Turistët e Serbisë në Maqedoninë e Veriut nga 15 qershori deri më 15 gusht të këtij viti do të lirohen nga pagesa rrugore përmes vendimit për kartelat elektronike M-Smart Karta, për çka duhet të shpërndahen 200 mijë kartela të tilla, me një kosto të përgjithshme prej 172 milionë denarë. Kartelat do të jepen nga MPB-ja në pikat kufitare.

Qytetarët nga India do të vazhdojnë të mbajnë 14 ditë karantinë në rast se futen në Maqedoninë e Veriut, vendim i cili nuk do të vlejë për turistët afrikan dhe brazilian.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë, njoftoi që do të hapen edhe dy pika për vaksinimi në Veles dhe Prilep.

Filipi Andov do të jetë drejtori i ri i Burgut në Shkup, ndërsa Daniel Antoski në Burgun e Tetovës.

Qeveria do të ndajë 2 milionë euro për Festivalin “Vera e Ohrit”, ndërkohë u vendos për shkëputjen e kontratave për softuerët për provime shtetërore me “Invoka grup”.

Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike do të nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Ambasadën e Sllovenisë për digjitalizimin e administratës publike. Qeveria miratoi propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Francës në lidhje me Agjencinë franceze për zhvillim.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkëputjen e nenit 63 nga Ligji për banka, Qeveria vendosi që përmes Ministrisë së Financave të përgatitet Ligj që do të gjejë zgjidhje për problemin në lidhje me qytetarët që kanë kursyer mbi 30 mijë euro në bankën tashmë të falimentuar “Eurostandard”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button