ASh-ja akuzoi komunën e Tetovës për korrupsion dhe lejim të uzurpimit të pronës publike

Përmes një konference për shtyp, nga Aleanca për Shqiptarët sot akuzuan komunën e Tetovës se ka lejuar uzurpimin e një prone publike e cila aktualisht shfrytëzohet për biznes, gjegjësisht bëhet fjalë për parkingun i cili ndodhet në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore të këtij qyteti. Etemi nga ASh-ja publikoi një dokument i cili sipas tij është vërtetim kadastral të parcelës në fjalë, shkruan Portalb.mk.

Sipas Muzafer Etemit, kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, komuna e Tetovës në vend që të kryejë obligimin e vet që është përmirësimi i jetës së qytetarëve, ajo e bën të kundërtën duke i dëmtuar ata përmes lejimit të uzurpimit të pronave të tyre.

Etemi pretendon se parkingu në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore në Tetovë është pronë private dhe shfrytëzohet për biznes ndërkaq në kthim qytetarët nuk marrin asnjë dobi prej saj, për shkak të mungesës së një kontrate.

“Kjo parcelë është pronë publike dhe shfrytëzohet për biznes, më konkretisht parking privat, pa asnjë lloj kontratë mes komunës dhe personit fizik apo ndonjë subjekti juridik, cili do qoftë ai! Të nderuar qytetarë ja si funksionon Komuna, më saktë kryetarja e komunës, po edhe “shtëpia e drejtësisë”.

Si mund të ndodh kjo, pikërisht në qendër të qytetit, në sy të të gjithë kalimtarëve?! Ata që duhet të krijojnë rregullin, e thyejnë atë! Ata që duhet të zgjidhin problemet i komplikojnë më keq! Dhe krejt kjo ka një përgjigje, “ujku do mjegull”, sa më e dendur mjegulla aq më shumë dele do mungojnë!” deklaroi Muzafer Etemi, ASh.

Ai publikoi një dokument i cili vërteton historiatin kadastral të parcelës në fjalë, përmes kësaj, bëri tthirje prokurorisë dhe të gjithë organeve kompetente që të ndërmarrin masat e duhura për të zbardhur rastin.

“Këtu me vete kam një dokument, bëhet fjalë për një vërtetim kadastral, më saktë, historiatin kadastral të kësaj parcele, që na dëshmon të gjithë atë që theksuam më lartë.

Prokuroria si organ i pavarur i gjyqësisë duhet të ndërmarre veprime të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale, si në rastin konkret të uzurpimit të pronës publike për biznes privat, por përkundrazi, me heshtjen e saj tregon qartë se prokuroria nuk është e pavarur dhe se kjo varësi kokë e këmbë nga politika shkon në dëm të qytetarit” shtoi Etemi.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, ai shtoi se dëshmi se kjo pronë është publike është fleta pronësore të cilin ai e tregoi para kamerës, sipas tij, edhe pse parcela ndodhet në afërsi të prokurorisë, gjykatës dhe avokaturës shtetërore, këto organe deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button