Katër hapa deri në buzë të plota

Nëse nuk keni lindur me buzë sikur të Angelina Jolie, mos u shqetësoni, thjesht ndiqni vetëm katër hapa dhe vizualisht do të krijoni buzë siç i dëshironi.

Çfarë ju nevojitet:
Korrektor, laps me ngjyrën e buzëve tuaja, shkëlqyes transparent, dhe furçë për buzëkuq

Hapi i parë:
Aplikoni një shtresë të hollë korrektor në këndet e buzëve, korrektori do ta reflektojë dritën dhe kështu buzët do të duken më të plota.

Hapi i dyte:
Aplikoni lapsin e buzëve, lirisht mund të dilni edhe jashtë vijës së buzëve, pasi korrektori do ta plotësojë zbrastirën mes buzëve dhe vijës nga lapsi.

.

Hapi i tretë:
Duke e shfrytëzuar furçën, aplikoni shkëlqyesen transparente për buzë, mund të shfrytëzoni edhe buzëkuqin tuaj të preferuar.

Hapi i katërt:
Në mes të buzës së poshtme vendosni pak shkëlqyes, si do të reflektojë dritën dhe buzët do të duken më të plota.

Lajme të ngjashme

Back to top button