Premiera e Çmimeve Mobile 2013, kush janë tre fituesit

Të martën në mbremje u mbajt Premiera e Çmimeve Mobile 2013 në Barcelonë si një shkëputje nga Kongresi Botëror Mobil.

Ky event është një kompeticion mbi aplikimet mobile dhe shërben si një vitrinë e mundësuar nga Appcircus, ku shfaqen fituesit e konkurseve lokale të mbajtura në mbi 30 vende në të gjithë globin.

Antarët e jurisë përfshinin, Rick Fant (Zëvendës presidenti i aplikimeve edhe i tregjeve tek Mozilla), Bear Douglas (Mbështetës i zhvilluesve tek Facebook) dhe Scott Apeland (Drejtor i programit të zhvillimit të Intel). Tre fitues ishin zgjedhur në fund të mbremjes, një nga audienca, një nga Appcircus edhe më kryesori nga juria.

Fituesit janë

Çmimi i jurisë ju dha krijimit Italian të quajtur Atooma. Ata pretendonin se “do ta bënin smartfonin tuaj edhe më të zgjuar” duke automatizuar detyrat në pajisje (Android deri tani).

Atooma ju lejon të krijoni evente, dhe automatikisht inicion veprime, bazuar në gjëra si për shembull momente gjatë ditës, vendi, aplikacionin tuaj më të pëlqyer,e-mail, nivelin e baterisë, sensorët lëvizës edhe më shumë. Gjithashtu përfshihet edhe një aspekt komunitar ku ju mund të shpërndani detyra të automatizuara me të tjerët. Versioni për iOS është nën zhvillim akoma.

Çmimi nga Appcircus shkoi për Denare, një kompani Braziliane që pretendon ta thjeshtëzoj edhe ta kthej në argëtim menaxhimin financiar nëpërmjet një aplikacioni të paraqitshëm edhe me funksione tip loje që akutalisht është vetëm për Windows.

Çmimi i audiencës iu dha zhvilluesit kolumbian të Grabbity, një lojë e lezetshme aventuriere në formën e puzzle për iOS.

Lajme të ngjashme

Back to top button