Paparaci i famshëm Lo Presti, vritet në stil mafioz

Një prej paparacëve më të famshëm në botë, protagonist i zbulimeve të sikletshme për disa prej yjeve më të njohur të kinematografisë, sportit dhe muzikës në botë, u gjet i ekzekutuar me një plumb të vetëm në kokë në kryeqytetin italian, Romë. 

Danielo Lo Presti, i vrarë me një stil mafioz, u gjet i kthyer përmbys në një pellg gjaku në lagjen e Testaços, në jug të qytetit, ku ai shkonte shpesh në një pistë çiklizmi, transmeton TCH. Trupi i tij i pajetë u gjet nga disa miq, me të cilët shoqërohej gjatë stërvitjes.

Midis yjeve të fotografuar nga Lo Presti përfshihet Rihanna, Beyonce dhe Scarlett Johansson. Gjithashtu, ai ka fotografuar stilistët Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në jahtin e tyre.

Megjithatë, “kryevepra” e fotografit të fshehtë ishte një fotografi në Maltë e Brad Pitt me një asistente femër, pozë që provokoi një krizë në martesën më të famshme të Hollivudit, midis tij dhe Angelina Jolie.

Një hetues tha për mediat italiane: “Viktima është qëlluar me një plumb të vetëm, nga ana e arme me kalibër të vogël. Dyshimet paraprake bien mbi mundësinë që Lo Presti të ketë fotografuar ndonjë antar të mafias italiane ose ndonjë person tjetër të rrezikshëm, i cili nuk ka dashur të bëhet i njohur për publikun”

Lajme të ngjashme

Back to top button