Gruevski: Nuk kishte marrëveshje për zgjedhje të parakohshme

Nëse e lexoni mirë atë që shkruan në marrëveshjen e sotme, do të shihni se nuk përmenden askund zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kështu u përgjigj kryeministri Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve se çfarë janë marrë vesh me Cërvenkovksin sot me anë të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

“Jemi marrë vesh që të kemi një takim pas mbarimit të zgjedhjeve lokale në lidhje me situatën politike në vend, por pa precizuar datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare” tha Gruevski.

Ai theksoi se data e zgjedhjeve lokale mbetet 24 marsi, opozita ka 5 ditë të përgatitet për zgjedhjet dhe se Maqedonia ka arritur një marrëveshje me anë të së cilës është ikur një precedenti të rrezikshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button