Ja marrëveshja e plotë politike që u nënshkrua sot

Ky është teksti i plotë i marrëveshjes së sotme që u nënshkrua nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe përfaqësuesit evropianë: eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle dhe raportuesi i Parlamentit të Evropës, Richard Howitt.

1. Për përkrahjen e prioriteteve strategjike të vendit
nëpërmjet Memorandumit ndërpartiak për mirëkuptim (ose rezolutës kuvendore), me të cilin do të konfirmohet mbështetja për agjendën e integrimeve euroatlantike dhe obligueshmëria për t’u përmbajtur nga veprimet që e rënojnë këtë qëllim; 

2. Për kthimin e jetës normale politike
të gjitha partitë të kthehen në Parlament dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. 

3. Për mbështetjen e reformave kyçe
përmirësimi i funksionimit të Parlamentit, duke përfshirë dhe formimin e komisionit ‘ad – hoc’ të inicuar nga presidenti Gjorgje Ivanov për zbardhjen e ngjarjeve të dhunshme të 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë; 
përmirësimi i reformës zgjedhore pas zgjedhjeve lokale, sidomos për listën zgjedhore dhe rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR;
liria e të shprehurit, për shembull vazhdimi i dialogut me gazetarët, i udhëhequr nga shoqata e gazetarëve dhe masat e tjera për ndërtimin e besimit;

4. Për kalendarin zgjedhor
të sigurohet kohë e përshtatshme për regjistrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale; 
të zhvillohet një takim menjëherë pas zgjedhjeve lokale që të bisedohet për situatën e brendshme politike, duke përfshirë edhe formimin e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe të vazhdojnë bisedimet për të gjitha opcionet dhe pa prejudikuar të bisedohet për caktimin e kohës për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke i respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it;

5. BE-ja
me Komisionin Evropian të caktohet takimi i katërt për Dialogun aderues të nivelit të lartë, ku do të përfshihen Qeveria dhe Këshilli Nacional për Integrimet Evropiane;
Komisionin Evropian ta dorëzojë Raportin e tij, siç kërkon Këshilli, deri në mes të prillit. 
Parlamenti Evropian të caktojë votim për Raportin e tij në kornizë pozitive dhe konstruktive.

Lajme të ngjashme

Back to top button