Update: Arrihet marrëveshje, LSDM-ja do të marrë pjesë në zgjedhje

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi edhe vetë Shtefan Fyle në profilin e tij në Twitter:

“Marrëveshje e mirë për FYROM-in: misioni ynë me Richard Howittin dhe Jerzy Busekun në Shkup u ndihmoi liderëve politikë të gjejnë dalje nga kriza”. 

Ndërsa Richard Howitti deklaroi se “kjo marrëveshje u arrit vonë, por shpresoj të mos jetë tepër vonë”.
“Askush nuk duhet ta nënçmojë sfidën e partive për të arritur marrëveshje dhe porosia ima deri te vendet anëtare të BE-së është se ato vetë duhet t’i tejkalojnë sfidat e tyre që të mundësohet konkretizimi i marrëveshjes së sotme.”
“Kjo marrrëveshje është esenciale për perspektivat evropiane të këtij vendi, por megjithatë unë jam krenar”, thotë Howitt.

* * * * * * * * *

Të gjitha partitë kthehen në parlament dhe do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

U pajtuan që të formohet komision i pavarur që do t’i konstatojë shkaqet e incidenteve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të bëhen reforma në kodin zgjedhor, lirinë e mediumeve dhe do të vazhdohen negociatat me SHGM-në

Të bisedohet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Këto deri më tani janë pikat kryesore për të cilat subjektet politike janë marrë vesh në presidencën e kryetarit Ivanov.
Detajet të tjera do të publikojmë së shpejti…

* * * * * * * * * * * *

Përfundoi takimi treorësh i eurokomesarit Shtefan Fylz me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, në ndërtesën e Komisionit Evropian në Shkup, dhe pas kësaj, të dy shkuan në rezidencën presidenciale në Vodno, ku pritet që kreu shtetëror të takohet me trojkën evropiane, njofton portali PlusInfo. 

Edhe pse akoma zyrtarisht asgjë nuk bëhet e ditur, merret vesh se negociatata janë duke vazhduar. 

Sot Fyleja, së bashku me raportuesin special të Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Richard Howitt, dhe kryetarin e mëparshëm të Parlamentit Evropian, Jerzy Busek, u takuan me kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. 

Siç është paralajmëruar, konferenca e caktuar për shtyp do të mbahet në rezidencën e kryetarit Ivanov.  Pritet që gjërat kryesore rreth asaj se a do të tejkalohet kriza aktuale politike në vend dhe si do të bëhet kjo, a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet e ardhshme lokale ose do të mbetet në qëndrimin që t’i bojkotojë ato dhe a do të lëshojë pe Gruevski për kërkesat e opozitës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button