Nëse zgjedhjet shtyhen, Ahmeti do duhet të paguajë për rezervimet e aeroplanëve dhe autobusëve të diasporës?

Sipas të përditshmes ‘Dnevnik’, duke u thirr në ?mër të burimeve partiake nga BDI, thuhet se BDI është e vendosur kundër shtyrjes së zgjedhjeve të 24 marsit për më 14 prill, ashtu siç pritet që të propozoj Stefan Fyle sot gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

“Libertas”, duke u bazuar në burime partiake thotë se pas informatave për një shtyrje të mundshme të zgjedhjeve, në BDI është ngritur shqetësimi për arsye se partia e Ahmetit do duhet ti paguaj të gjitha shpenzimet për anulimin e aeroplanëve dhe autobusëve të diasporës, që duhej të vinin për të votuar në Kërçovë, ku kjo parti pretendon që të fitojë garën për këtë komunë dhe kryetari i saj të jetë shqiptar.

Për këto informacione akoma nuk ka zyrtarizim nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button