Mbytet një djalosh 23 vjeçar nga Kërçova, në Drinin e Zi në Strugë

Një djalosh 23 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është mbytur sot në ujrat e Drinit të Zi në Strugë, pasi është hedhur nga “Ura e Poezisë”, për t’u larë.

Dëshmitarët i kanë deklaruar policisë, se djaloshi me gjasë është lënduar në kokë, kur ka rënë në ujë dhe më pas është mbytur.

Trupi i tij është vërejtur nga persona që kanë qenë në afërsi të ngjarjes dhe menjëherë kanë informuar ndihmën e parë dhe policinë.

Djaloshi fatkeq, mësohet se është nga fshati Plasnicë i Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button