Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, kryesisht në Manastir, Resnjë, Ohër, Strugë, transmeton Portalb.mk.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, natën e kaluar më 11.05.2021 regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej 170 km në jug të Shkupit në Republikën fqinje të Greqisë”, thuhet në njoftim.

Siç informojnë tutje nga Rrjeti sizmologjik, tërmeti kishte goditur në orën 23:31, me magnitudë lokale të Rihterit 4.7.

Sipas të dhënave të deritanishme, i njëjti është ndjerë në Manastir, Resnjë, Ohër, Strugë me intensitet prej IV shkallë dhe në pjesët e tjera të Maqedonisë me intensitet prej III gradë sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button