VV pengon raportimin e Thaçit në Kuvend

Kryeministri Hashim Thaçi e pati të pamundur këtë të enjte të raportonte në Kuvend për shkak të protestës së deputetëve të Vetëvendosje. 

Kjo nuk e ka penguar kreun e Qeverisë kosovare që të kryejë raportimin e tij për zhvillimet politike dhe punën e kabinetit qeveritar, por këtë radhë nga selia e Qeverisë.

Thaçi ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, duke filluar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Legjitimitetit të Pavarësisë dhe gjithë ecurinë e dialogut. Ai ka folur për të gjitha takimet dhe rezultatet gjatë bisedimeve teknike si dhe në këto pesë takimet e mbajtura me homologun e tij Daçiq.

Kryeministri tha se gjithçka ka ndodhë dhe po ndodhë në respekt të Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit duke shtuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë as kompetenca ekzekutive e as ligjvënës.

Pengesën për të raportuar në Kuvend, Kryeministri i quajti tendencë për të penguar informimin e qytetarëve./RTK 

Lajme të ngjashme

Back to top button