Barcelona ‘çmendet’ pas portierit të Interit

Sipas burimeve të së përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Barcelona ka ndjekur me interes derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit, por objektivi i tyre përveç kuqezinjve, rivalë direkt në 1/8- at e Ligës së Kampioneve ka qenë edhe portieri i zikaltërve, Samir Handanoviç.

Bllokada me pritjet spektakolare që ai i ka bërë mbi të gjitha Mario Balotellit ka lënë pa fjalë drejtuesit katalanas, mbi të gjitha drejtorin sportiv, Andoni Zubizarreta, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur pikërisht në rolin e portierit.

Dhe, duke parë që në Barcelonë portieri aktual Victor Valdes ka pranuar se nuk do rinovojë me ta dhe në verë mund të jetë portierit i ardhshëm i Arsenalit, spanjollët kanë gati një ofertë stratosferike për Interin.

Sipas burimeve iberikase, për Samir Handanoviçin janë gati 30 milionë euro, thuajse 3-fishi i asaj që Interi shpenzoi për blerjen e tij dhe, duke marrë parasysh problemet financiare të klubit milanez, presidenti Moratti mund të tundohet realisht nga kjo shifër.

Lajme të ngjashme

Back to top button