HTC One tashmë në operatorin telefonik AT&T

AT&T do të ofrojë modelin 32GB të HTC One për vetëm 199.99$, duke filluar shitjen nga 19 Prilli, si edhe versionin 64GB për vetëm 299.99$. Duke nisur nga dita e enjte, 4 Prill, AT&T do të ofrojë një përditësim falas për HTC One për të ndihmuar në përdorimin e teknologjisë.

Gjithashtu do të prezantojë edhe aplikacionin HTC TV me anë të të cilit mund të azhurnoni emisionet tuaja të preferuara televizive nga celulari.

AT&T do të ofrojë të dy versionet HTC One, të ziun dhe argjendin me paketën e lidhjes LTE. Telefoni inteligjent gjithashtu ka një ekran 4.7 inç Full HD, procesor 1.7 GHz quad-core, dhe një kamerë speciale UltraPixel për HTC.

AT&T do të paraqesë edhe aplikacionin e vet AT&T DriveMode, një sistem për automjetet, i cili aktivizohet kur HTC One është në makinë dhe makina udhëton me një shpejtësi mbi 25 metër/orë.

Kjo automatikisht do t’iu përgjigjet mesazheve, e-maileve dhe thirrjeve në mënyrë që të shmangë rrezikun gjatë udhëtimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button