Maqedonia e Veriut ka pranuar dozën e parë të vaksinave nga Bashkimi Evropian
Maqedonia e Veriut, në prani të eurokomisari për zgjerim Oliver Varhejl dhe ministrja austriake Karolina Edshtadler ka pranuar sasinë e parë të vaksinave Pfizer si donacion nga Bashkimi Evropian, transmeto Portalb.mk.
“Sot ka ardhur sasia e parë e vaksinave nga gjithsej 119 213 doza Pfizer, që BE-ja i ka miratuar si ndihmë për Maqedoninë e Veriut në bazë të marrëveshjeve trelaterale”, deklaroi Zaev, duke numëruar edhe mbështetjen financiare dhe logjistike që i ka dhuruar deri më tani BE-ja për RMV-në.
Ai sqaroi që deri në gusht do të arrijnë të gjitha 119 213 dozat e vaksinave në Maqedoninë e Veriut.
“Ka arritur porosia e parë që përfshinë 4 850 doza nga gjithsej 19 890 që pritet të vijnë në muajin maj”, deklaroi Zaev, duke kërkuar nga qytetarët të paraqiten për vaksinim.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut prej sot ka filluar imunizimi masiv edhe në gjashtë komuna ku në periudhën e kaluar janë përgatitur sallat sportive. Bëhet fjalë për Shtipin, Ohrin, Kavadarin, Tetovën, Kumanovën dhe Manastirin.