Tetova e përmbytur me pamflete të dyshimta politike

Ditëve të fundit, sektori i punëve të brendshme (SPB) Tetovë, nëpër vende të ndryshme në Tetovë, ka gjetur material kontrovers propagandues.

Pamflete, të përpunuara në disa versione në maqedonisht, me kontekst negativ dhe konotacion negativ, në mënyrë direkt e diskualifikojnë dhe diskreditojnë njërin nga dy kandidatët për kryetar komune të Tetovës, ndërsa fuqishëm e lavdërojnë dhe sugjerojnë qytetarët të votojnë për kandidatin tjetër.

Pamfletet e gjetura janë foto dokumentuar dhe po punohet për të zbuluar se kush i ka përgatitur dhe distribuuar.

Duke i pasur parasysh këto ngjarje, SPB-Tetovë, apelon deri tek qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të përmbahen nga gjëra të ngjashme, respektivisht tu përmbahen provokimeve dhe të sillen në mënyrë fer dhe demokratike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button