Todorov: Kërçova do të fitojë Spital të përgjithshëm modern

Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim të fillojë një investim të madh në një objekt që ka filluar të ndërtohet në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluuar, dhe atje do të bëhet spitali i ri i përgjithshëm modern i Kërçovës, deklaroi sot ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, i cili e vizitoi Spitalin e përgjithshëm të qytetit.

Sipas ministrit, investimi vlerësohet në rreth 200 milionë denarë.

“Sipas dinamikës që e përcaktuam në mbledhjen e qeverisë, tenderi për ndërtim duhet të shapllet në mes të qershorit, ndërsa punët ndërtimore duhe të fillojnë në gusht dhe të përfundojnë në afat prej 18 muajsh, theksoi Todorov.

Ai tha se në këtë mënyrë, në atë objekt dëshirojnë t’i vendosin të gjitha departamentet – Gjinekologjinë, Internistikën, pjesën ambulantore, qendrën e re urgjentem pjesën për dializë dhe në këtë mënyrë të mundësojnë mbrojtje më kualitative shëndetësore për qytetarët e Kërçovës.

“Planifikojmë që objektin ta rikonstruojmë sipas standardeve më të reja dhe më bashkëkohore shëndetësore. Kjo do të thotë se do të ketë toalet në çdo dhomë, do të respektohen të gjitha rregullat për pengimin e infektimeve brenda spitalit, do të ketë lifta të ri, hapësirë për parking dhe rregullim të hapësirës përreth objektit” , theksoi Todorovi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button