E largojnë drejtorin nga zyra, kanë frikë nga mësimi në gjuhën shqipe?

Në fshatin Podgorcë të Strugës, të njohur për problemet me vijimin e mësimit në gjuhën shqipe të nxënësve shqiptarë të këtij vendvbanimi, drejtorit të emëruar nga kryetari kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela nuk i lejohet të futet në zyrën e tij.

 Edhe pse Branisllav Pllshkovskin është emëruar në këtë post, nga autoritete komunale, një grup qytetarësh të këtij vendbanimi, siç thonë Pllushkoski dhe Administrata Komunale e Strugës, të përkrahur edhe nga deputeti i partisë së Fiat Canoskit, PEI, Mehmet Xhemailoski dhe kryetari i këshillit të Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, Nazif Rahmanoski , nuk po lejojnë që drejtori i emëruar nga Komuna e Strugës, të ushtrojë detyrën e tij.

Madje, Pllushkoski është sulmuar dhe ofenduar para ca kohe, ndërkohë që atij i janë marrë çelësat e zyrës dhe i është komunikuar nga ky grup qytetarësh se nuk e njohin atë si drejtor. Ai për rastin ka informuar Komunën e Strugës dhe policinë, por çështja ende mbetet e pazgjidhur.

Nga ana tjetër në komunën e Strugës, theksojnë se e kanë siguruar ushtruesin e detyrës së drejtorit se e mbështesin fortë emërimin e tij në këtë post, sepse është Komuna ajo që ka kompetenca për të zgjedhur drejtorët e shkollave dhe jo qytetarë të ngarkuar dhe të përdorur politikisht.

Nga ana tjetër, qytetarët e Podgorcës që kundërshtojnë emërimin e Plushkoskit,  nëpërmjet një reagimi publik kanë potencuar se nuk do ta njohin atë si drejtor , ndërkohë që i kujtojnë kryetarit të Komunës së Strugës, se sipas tyre ai nuk do të mund të sillet në këtë mënyrë me Podgorcën.

Jozyrtarisht, ndërkaq mësohet se reagimi i këtillë i këtij grupi qytetarësh është i motivuar, nga deklarimi i  Pllushkoskit se do të mbështesë zgjidhjen e problemit me mësim në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Podgorcit. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button