Rrahje në Bit Pazar, lëndohen dy persona

Mbrëmë rreth orës 2.30 pas mesnate, në rrugën Bitpazarska në Shkup, 7-8 persona të panjohur mes të cilëve edhe D.A nga Shkupi, fizikisht kanë sulmuar E.Z (23) dhe A.A (26), që të dy nga Shkupi.

Gjatë sulmit janë përdorur mjete të forta, shishe qelqi dhe gota, me çka janë shkaktuar lëndime në kokë dhe trup.

Siç kumton policia, E.Z dhe A.A janë dërguar në qendrën urgjente në Shkup, ku tek E.Z është konstatuar lëndim i rëndë në fytyrë, ndërsa tek A.A. lëndim trupor dhe që të dy janë ndalur në spital për kurim.

Policia ka kryer hetim në vendngjarje dhe po merren gjitha masat për të zbuluar kryesit e veprës penale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button