RDK-ja mbështet PDSH-në në rrethin e dytë zgjedhor në Strugë

Nënkryetari i RDK-së, njëherësh dhe shef i shtabit zgjedhor – Artan Dika, në konferencën e sotme për shtyp, në mes tjerash njoftoi se partia e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta mbështesë PDSH-në në Strugë, ndërsa do të negociojë me këtë parti për komunat e tjera.

Ai e akuzoi partinë shqiptare në pushtet BDI-në se ka bërë manipulim të rëndë të procesit zgjedhor nëpërmjet blerjes masive të votave, kërcënimeve dhe frikësimeve të qytetarëve, fshirjes së një numri të madh votuesish opozitarë nga listat e votimit, etj.,

Dika i shpalosi edhe vendimet e kryesisë qendrore të Rilindjes Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e mbajtur dje, më 2 prill 2013, që “ta mbështesë pa rezervë kandidatin shqiptar Z. Ziadin Sela në raundin e dytë në komunën e Strugës, të cilin e ka favorizuar edhe në raundin e parë me mosnxjerrjen e kandidatit për kryetar të komunës së Strugës nga ana e RDK-së, dhe t’i autorizojë kryesitë e degëve të RDK-së që të zhvillojnë negociata për bashkëpunim potencial me kandidatët e partisë tjetër opozitare shqiptare, PDSH, në komunat, në të cilat garojnë kandidatë shqiptarë në raundin e dytë dhe ku këshilltarët e RDK-së kanë rëndësi të veçantë për formimin e shumicës në këshillat komunal”tha Artan Dika.

/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button