Të martën në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën në Shqipëri dhe Kosovë do të vijnë vaksinat dhe Varhejl

 Bashkimi Evropian gjatë javës ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues shtetëror nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, ku presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përfaqësoi vendin në takimet me përfaqësuesit evropian, transmeton Portalb.mk.

“Do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, pasi vaksinat e para Kovid-19 të financuara nga BE-ja arrijnë në rajon”, njoftoi komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varhejl, duke sqaruar që behet fjalë për një pjesë të 651 mijë vaksinave që do të shpërndahen prej majit deri në gusht. MIA raportoi që të martën në Maqedoninë e Veriut do të vijnë vaksinat së bashku shoqëruar me komisionarin evropian për zgjerim, Oliver Varhejl, i cili po atë ditë do të vizitojë edhe Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Ai gjithashtu do të vizitojë të mërkurën Shqipërinë dhe Kosovën, derisa të hënën Serbinë.

Ndryshe, në periudhën nga maji deri në gusht, 119 mijë doza të vaksinave Pfizer, të cilat janë një donacion nga BE, do të mbërrijnë në disa këste në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button