Përveç UEFA-s, edhe FIFA i bashkohet bojkotit të klubeve angleze ndaj mediave sociale

 FIFA do t’i bashkohet bojkotit katërditor të klubeve angleze të futbollit ndaj mediave sociale, njoftoi organi i futbollit botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

“FIFA mbështet nismën e futbollit anglez për të kundërshtuar abuzimet diskriminuese dhe ofenduese në mediat sociale. Kjo nuk ka vend në futboll apo shoqëri në përgjithësi dhe ne e dënojmë me forcë atë”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

“Besojmë se autoritetet dhe kompanitë e mediave sociale duhet të ndërmarrin hapa vendimtarë dhe efektivë për t’u dhënë fund këtyre praktikave të neveritshme sepse kjo vazhdimisht po shkon drejt përkeqësimit dhe diçka duhet të bëhet dhe duhet të bëhet shpejt për t’i dhënë fund”, shtohet në deklaratë.

Po ashtu edhe organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, i është bashkuar bojkotit për të treguar solidaritet në luftën kundër abuzimit në internet.

Bojkoti synon të theksojë se kompanitë e mediave sociale duhet të bëjnë më shumë për të hequr diskriminimin në internet, urrejtjen dhe ngacmimet. Bojkoti i mediave sociale do të fillojë të premten deri në mbrëmjen e së hënës vonë.

Federata Angleze e Futbollit dhe klubet e futbollit profesional të burrave dhe grave në nivelet angleze si Premier Liga, Liga Angleze e Futbollit, Super Liga Barclay për Gra dhe Kampionati për Gra do t’i mbyllin llogaritë e tyre në Facebook, Twitter dhe Instagram përkohësisht si pjesë e bojkotit.

Në shkurt, federata e futbollit i dërgoi një letër të hapur Drejtorit të Përgjithshëm të Twitter-it Jack Dorsey dhe themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckerberg, duke kërkuar që postimet ose mesazhet fyese dhe raciste të “filtrohen dhe bllokohen përpara se të dërgohen ose postohen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button