Arabia Saudite ndalon aplikacionet Skype, WhatsApp dhe Viber

Le të kthehemi në vitet 2010 kur Arabia Saudite kërcënoi shërbimet e BlackBerry, pasi kjo kompani nuk i përmbushte rregullat e vendit, për sa i përket shërbimit që ofron në monitorimin e videove.

BlackBerry u detyrua që të punonte shumë fort, në mënyrë që të mos shkëpuste lidhjet me këtë shtet. Zyrtarët në Arabinë Saudite tani pretendojnë se do të ndalojnë disa aplikacione VoIP. Këto kërcënime janë kundrejt Skype, WhatsApp dhe aplikacioneve Viber VoIP, pasi nuk veprojnë në përputhje me rregullat e Arabisë Saudite, që të lejojnë monitorimin e thirrjeve telefonike.

Çuditërisht, Komisioni i Teknologjisë së Informacionit në Arabinë Saudite ka thënë se do të marrë masat e duhura “në lidhje me këto aplikacione”, por nuk ka thënë në mënyrë specifike se cilat kushte nuk përmbushin këto aplikacione. Raportet tregojnë se qeveria nuk është në gjendje që të monitorojë komunikimet e bëra nga këto aplikacione.

Arabia Saudite tha se paaftësia për të monitoruar kanalet do të thotë se kjo mund të përdoret për të kërcënuar sigurinë kombëtare. Në këtë kohë, të gjitha këto aplikacione në fjalë mbeten të disponueshme, sipas raporteve të brendshme nga Arabia.

Lajme të ngjashme

Back to top button