Pas 90 vitesh falet namazi i parë në xhaminë “Yeni” në Selanik

Xhamia ”Yeni” në Selanik ka qenë e mbyllur për falje që nga viti 1923, që do të thotë se pas plot 90 vitesh është falur një namaz në këtë xhami.

Siç njofton portal Mesazhi, një grup i studentëve nga Medreseja Hajrije në Komotini, të cilët vizituan Selanikun, falë namazin e drekës të shtunën në këtë xhami, duke marrë një leje të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut Janis Boutaris. 

Gati 50 studentë e kryen namazin në xhaminë e cila ka qenë e mbyllur për falje që nga viti 1923 dhe tani përdoret si një sallë ekspozite.

“Yeni” Xhamia – (Xhamija e re) – është ndërtuar nga arkitekti italian Poselli Vitaliano në vitin 1902, gjatë periudhës osmane.

Konsulli i përgjithshëm turk në Selanik, Tugrul Biltekin, agjencinë Anadollu tha se kjo është hera e parë që muslimanët kanë kryer faljen në këtë xhami që kur është bërë shkëmbimi i popullatës (1923), duke shtuar se ky është një zhvillim historik. Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button