Hani: Fajin për titullin e Haradinajt e ka Komuna e Tetovës

Duke pasur parasysh se komuna e Tetovës nuk e shfrytëzoi mundësin ligjore që brenda tri ditëve të paraqes ankesë për Vendimin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale për të ndalë ekzekutimin e Vendimit të Këshillit të Komunës së Tetovës më 31 janar, me të cilën Ramush Haradinaj u emërua qytetar nderi i komunës,e që do të thotë se komuna e Tetovës pajtohet me Vendimin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Domethënë Komuna e Tetovës ka afat ligjor prej tre ditësh të apelojë Vendimin e Inspektoratit Shtetëror,me çka Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale i është dhënë një bazë ligjore,që në shkallë të dytë të prishë Vendimin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Pavarësisht komunikimit të vazhdueshëm me qeverinë lokale të komunës së Tetovës, më vjen keq që ata nuk treguan gatishmëri të ankohen brenda afatit ligjor,si kusht që Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të anulojë Vendimin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale. Për fat të keq një sjellje e tillë politike e papërgjegjshme e pushtetit lokal të komunës së Tetovës, jo për herë të parë i vë në pyetje interesat e komunës dhe qytetarëve të saj.

Për çdo rast si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale do ti shfrytëzoj të gjitha kompetencat e mia ligjore për shqyrtimin e Vendimit të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale dhe drejtori Vanço Sehtanski.

Lajme të ngjashme

Back to top button