Ahmeti në Strugë: Ju ftoj të gjithëve ta mbështetni Ziadin Selën

Në prag të rrethit të dytë zgjedhor, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka qëndruar në Strugë ku është takuar me strukturën partiake.

“Ne vazhdojmë të mbetemi konsekuent në qëndrimet politike. Në qëndrojmë pas deklaratave dhe vendimin tonë, qëndrojmë pas deklaratës së kandidatit tonë për kryetar të Strugës Arben  Labënishti, që do përkrahim kandidatin shqiptar që ka një votë më shumë. Duhet të angazhohemi që kandidati shqiptar të fitojë dhe të bëhet kryetar komune në Strugë. U bëj apel të gjithëve që të dilni me 7 prill të votoni kandidatin shqiptar për Strugën”, ka deklaruar Ahmeti në Strugë, duke falënderuar strukturat partiake.

Ahmeti gjithashtu para të pranishëmve tha se kjo periudhë nuk është për analiza, por periudhë kur duhet të punohet për të ardhmen e Strugës.

“Këtë vit kemi edhe kongresin e tretë të BDI-së dhe pas zgjedhjeve do fillojmë me zgjedhjet e brendshme partiake, dhe është momenti për reflektim”, ka theksuar ndër të tjera kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me strukturat e BDI-së në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button