Gjermani: Gjykata Kushtetuese u jep një shuplakë ligjvënësve

Sipas gjykatësve të instancës më të lartë të drejtësisë në Gjermani, Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe, ligji gjerman për mbrojtjen e klimës pjesërisht shkel kushtetutën, shkruan Dojçe Vele. Aty mungojnë objektiva të mjaftueshëm për reduktimin e emetimeve të gazrave karbonikë pas vitit 2031. Më këtë Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë padisë së një grupi aktivistësh të rinj, që i ishin drejtuar asaj. Gjykatësit i detyrojnë kështu ligjvënësit që deri në fund të vitii 2022 të rregullojnë më me hollësi objektivat e reduktimit të gazrave për periudhën pas vitit 2030.

Përmes këtyre rregulloreve ligjore, paditësve u shkelet e drejta e lirisë, thanë gjykatësit. “Rregulloret e shtyjnë barrën e madhe të reduktimit të emetimeve pakthyeshëm për periudha kohore përtej 2030-s.” Kështu kufizimi i rritjes së temperaturës globale si e parashikuar dukshëm nën 2 gradë dhe mundësisht në 1,5 gradë arrihet pastaj vetëm me masa gjithnjë e më emergjente dhe afatshkurtra.

“Nga këto detyrime të ardhshme të uljes së emetimeve potencialisht preket praktikisht çdo liri, sepse afërsisht të gjitha aspektet e jetës njerëzore janë të lidhura me emetimin e gazrave serëdhe me këtë pas vitit 2030 të kërcënuara nga kufizime drastike”, thuhet në verdiktin e gjykatësve. Për të garantuar sigurimin e të drejtës bazë të lirisë, ligjvënësi duhet të merrte masa “për të zbutur barrat e mëdha”.

Iniciatorët e padisë ishin mbështetur nga disa organizata ambientaliste si BUND, Organizata Ambientaliste Gjermane, Fridays for future. Me këtë padi ata donin që qeveria gjermane të bëjë më shumë për mbrojtjen e klimës dhe kërkonin rishqyrtimin dhe ashpërsimin e ligjit për mbrojtjen e klimës. Bundestagu dhe Këshilli Federal miratuan në fund të vitit 2019 paketën e klimës të qeverisë gjermane, pasi landet dhe federata arritën disa kompromise.

Pika qendrore është ligji për klimën. Ai përcakton për trafikun, ekonominë bujqësore apo ndërtesat se sa emetime lejohen në vit. Sipas Marrëveshjes Botërore të Klimës të arritur në Paris duhet që rritja e temperaturës globale të kufizohet nën 2 gradë mundësisht 1,5 gradë për të mbajtur nën kontroll pasojat e ndryshimit të klimës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button