Heidi Klum shpëton të birin nga mbytja

Top modelja Heidi Klum ka shpëtuar të birin Henry, 7 vjeç, që rrezikoi të mbytej në plazhet e ishujve Hawai.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klum për revistën “US weekly”. “Një valë e madhe na goditi dhe si nënë, natyrisht isha e tmerruar për djalin tim dhe këdo tjetër që ishte në ujë”, ka thënë Klum.

“Megjithatë, Henry noton mirë dhe ia doli të kthehej në breg i vetëm”, ka vijuar modelja, për të shtuar se edhe partneri i saj, Martin Kirsten, mori pjesë në shpëtimin e të voglit.

Lajme të ngjashme

Back to top button