Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut edhe 13.000 vaksina “Sputnik V”

Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut 13.000 vaksina shtesë “Sputnik V”, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, duke theksuar se deri më tani ky shtet i ka dhuruar vendit gjithsej 48.000 vaksina, raportojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk.

Vaksinat janë dërguar mbrëmë në kuadër të kontingjentit prej 20 mijë vaksina, komponenti 2, të dedikuara për rivaksinim. Brnabiq tha se ato 20 mijë vaksina janë dërguar para tre javëve.

Kryeministrja serbe ka theksuar se ka mjaft vaksina për qytetarët serb dhe se nëse duhet, Serbia edhe më tej do të jetë e hapur për mbështetjen e miqve dhe partnerëve në rajon.

“Nuk mund të kthehemi në jetën normale, nëse të gjithë të tjerët nuk kthehen në jetën normale. Ai është investim në një siguri dhe mbrojtje të përbashkët”, deklaroi Brnabiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button