Varheji pas takimit me Pendarovskin: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të gjejnë zgjidhje të përbashkët

Presidenti Stevo Pendarovski sot ndodhet për vizitë pune në Bruksel, ku edhe zhvilloi takim me komesarin e BE-së për Politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit Oliver Varheji dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përcjellë Portalb.mk.

Pas takimit me Varjein dhe Lajçakun, Pendarovski do të takohet edhe me përfaqësuesin e lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josef Borrell, ndërsa takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë nga ora 15:30. Presidenti do të takohet paraprakisht me Sassoli dhe Kuçukun.

Në takimin me komisionerin për Politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e tij në zbatimin e marrëveshjes për shpërndarjen e 651.000 dozave të vaksinës Pfizer për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat shteti ynë do të marrë 119.000 vaksina. Presidenti porositi se është kyçe të përshpejtohet procesi i vaksinimit në periudhën e ardhshme dhe të mundësohet që jeta të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur, duke falënderuar BE-në për mbështetjen dhe ndihmën e saj të plotë në trajtimin e pandemisë, si dhe për solidaritetin e demonstruar.

“Presidenti Pendarovski përshëndeti rolin e Komisionerit Varheji në përgatitjen e planit ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor nga ana Bashkimi Evropian dhe theksoi pritjet që zbatimi i tij do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm pozitiv në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Presidentit .

Të dy bashkëbiseduesit, siç thuhet në njoftim, diskutuan për mundësitë që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në integrimin evropian, në kontekstin e takimeve të ardhshme në kuadër të Bashkimit Evropian që do të mbahen në maj dhe qershor të këtij viti, si dhe çështjet bilaterale në lidhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi tejkalimin e problemeve me Bullgarinë.

Presidenti Pendarovski dhe Komisioneri Varheji theksuan rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të konferencës ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të negociatave të pranimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në takimin me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon, si dhe sfidat me të cilat përballet në lidhje me stabilitetin rajonal.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në atë kontekst, Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat qasëse me BE-në.

Presidenti Pendarovski nesër, më 28 prill, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button