Arrestohen tetë shtetas të Maqedonisë për punë ilegale në Poloni

Në Poloni janë arrestuar tetë shtetas të Maqedonisë dhe tre shtetas të Polonisë. Shtetasit e Maqedonisë kanë punuar në mënyrë ilegale në një fabrikë për cigare, ndërsa gjatë aksionit është arrestuar edhe pronari i fabrikës

“Në fabrikë janë konfiskuar dy tonë duhan, 165 mijë cigare, një milion filterë dhe 700 mijë kuti të zbrazëta të kartonit për paketim. Në dy salla me sipërfaqe prej rreth 1.500 metrash katrorë policia ka gjetur linjë teknologjike për prodhimin e cigareve ku kanë punuar tetë shtetas të Maqedonisë të moshës prej 27 deri në 60 vjet, thotë zëdhënësja e policisë në Logj, Joana Kaçka.

Qytetarëve të Maqedonisë u kërcënohet dënim me burg deri në 5 vjet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button