Ahmeti: Komuna e Likovës, prioritet i BDI-së

BDI mbrëmë ka mbajtur tubimin e saj me qytetarët në komunën e Likovës. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur dhe ka shprehur nderin më të madh për banorët e kësaj komune. 

“Ska se të mos jemi krenar ne si shqiptarë, për të arriturat tona të deritanishme. Ne i kemi përcjellë angazhimet e kryetarit të komunës dhe jemi përpjekur që ta ndihmojmë në të gjitha projektet. E theksuam se në këtë vend filluam nga zero dhe ato vepra që bëhen janë të pakta, si ujësjellësi i nisur, infrastruktura, shkollat, rruga, hapja e kufijve, por moti i mirë duket në mëngjes. Ditë e mirë duket që në agim, kanë filluar këto projekte për së mari në komunnë e Likovës. Dëshirojmë që Duraku të vazhdojë këto projekte dhe ti realizojë gjatë katër viteve të ardhshme. Ne me gjithë forcën tonë sa kemi do ti qëndrojmë pas. Do të doja tju dëshiroj punë të mbarë gjithë atyre këshilltarëve që do të zgjidhen dhe sukses e punë të mbarë gjithë familjeve të Likovës dhe kreut të kësaj komune”, theksoi Ahmeti në fjalën e tij. 

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku deklaroi se në këtë komunë me dekada nuk u bën investime, andaj qytetarët dhe ne jemi të pakënaqur edhe nga ajo që është investuar apo realizuar. 

“Ne përkundër problemeve financiare kur morëm komunën, megjithatë realizuam projekte. Likova nuk kishte asnjë institucion dhe ne arritëm të themelojmë stacionin e shëndetësisë, arritëm që shkollën e mesme ta pavarësojmë dhe ta pagëzojmë me emrin e heroit tonë kombëtar ‘Ismet Jashari – komandant Kumanova’. 

Ne kemi arritur që të realizojmë projekte të kanalizimit në fshatrat Sllupçan, Alizare, Hotël, një pjesë në fshatin Vishticë, Nakushtak dhe Llojan. Kemi investuar edhe për projektin e ujësjellësit dhe gypat përçues kanë mbërritur nga penda Gllazhnje në fshatin Likovë dhe projekti do të vijoj”, theksoi kryetari i komunës Sadulla Duraku, duke përmendur edhe projekte infrastrukturore, ku në disa prej tyre ka pasur edhe participim nga qytetarët. 

Duraku theksoi se gjatë mandatit të ardhshëm do ndërtohet stacioni filtrues për ujësjellësin dhe pastaj lidhjet me fshatrat dhe se ky projekt do realizohet me faza dhe është shumëmilionësh. Sipas tij do të vazhdohet edhe me projekte të mëdha infrastrukturore si rrugë, salla sporti, zgjerimi i institucioneve dhe pavarësimi i tyre si dhe tërheqja e investitorëve. Krerët e BDI-së pas këtij takimi kanë zhvilluar disa takime me qytetarët e kësaj komune për t`u njohur nga afër me shqetësimet, propozimet dhe kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button