(FOTO) Strugë, Labënishti takoi biznesmenët

Kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI-së Arben Labënishti u takua dje me përfaqësues të sektorit të biznesit në Strugë, Labënishti me biznesmenët kanë biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të përvojave që do të ndihmojnë bizneset.

Biznesmenët treguan interes për takimin dhe theksuan se duhet brenda mundësive të tyre të këshillohen sa më shumë ndërmjet veti dhe të japin mendime. Gjatë bisedës është folur edhe për problematikat që bizneset hasin në tregjet dhe rrugët për t’i zgjidhur ato.

Arben Labënishti theksoi që bizneset aktuale duhet ti mbështesim, duhet ti regullojmë raportet, duke krijuar hapësira dhe mundësi të reja për investime, në interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Strugës.

“Gjithashtu do duhet ti respektojmë të gjitha afatet ligjore për marjen e dokumentacioneve të ndryshme që ju duhen ju dhe mbi këtë kuptim do të ndertojmë një administratë transparente. Unë do dua që biznesit dhe të tjerëve ti sherbejë në mënyrë sa më korekte. Ju faleminderoj për pritjet për fjalët e ngrohta dhe këshillat që i jepni ju dhe eksperienca juaj”, përfundoi Arben Labënishti. 

Labënishti gjithashtu pati takime me grupe qytetarësh në fshatrat Belicë dhe Oktis për t’i trajtuar më afër projektet prioritare për secilin vendbanim dhe lagje – Dr.Arben Labënishti theksoi se qytetari do të jetë në qendër të vëmendjes dhe të gjitha projektet duhet të jenë të ndieshme dhe të prekshme çdo qytetar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button