(FOTO) Thaçi: Fitorja e Selës, është fitore për gjithë shqiptarët e Maqedonisë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë qëndroi në Strugë ku mori pjesë në tre tubime madhështore duke filluar nga Ladorishta, Veleshta dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të veçantë në Dollogozhdë.

Në këto takime ku u shpalosën planet dhe programet e Ziadinn Selës për Strugën, fjalën e morën edhe kryetari degës së PDSH-së në Strugë Lavdërim Elmazi, bartësi i listës për këshilltarë Avdulla Qazimi si dhe kryetarët e degëve të vendbanimeve në fjalë.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij theksoi se kandidadatura e Ziadin Selës për Strugënn është dëshmia më e madhe për nevojën që kanë shqiptarët për ta rikthyer dinjitetin dhe vlerat e vërteta në këtë rajon dhe më gjërë.

Thaçi tha se struganët kanë shumë fat që kanë mundësi që ta votojnë dhe ta zgjedhin për kryetar kuadrin më të mirë të politikës shqiptare në 22 vitet e fundit, Ziadin Selën.

“ Ju keni fat që ta votoni kuadrin më të mirë të politikës shqiptare në këto 22 vite Ziadin Selën, më besoni do kishin dëshirë të madhe këtë ta bënin Tetova ,Kumanova ,Shkupi dhe gjithë të tjerët. Guximi i Ziadin Selës i tejkaloi përmasat e politikanëve të përkulur shqiptarë që na flasin pa lidhje dhe nuk bëjnë asgjë. Si mund të spjegohet motoja e tyre ’’Ne ndërtojmë’’, ndërtojnë kisha dhe ”Skopje 2014”?! Ju lutem shikoni spotin e VMRO-së ku i paraqet investimet në hartën e Maqedonisë, të gjitha në Maqedoninë lindore, dhe asnjë në Maqedoninë veriperëndimore. Si mund të lejohet një gatishmëri e tillë për të gënjyer. Nuk mund ti numëroj të gjitha, por porosia është e qartë prej te enciklopedia deri te fëmija që ju prish ftyra dhe u detyrua ta puth kryqin. Ata vazhdojnë të heshtin!” tha veç tjerash lideri i PDSH-së.

Kandidati për kryetar i komunës së Strugës, Ziadin Sela, premtoi para të pranishmive se Strugës do ja rikthejë dinjitetin dhe krenarinë, ai tha se do të punojë me ndershmëri dhe transparencë. 

“Struga shqiptare nuk do të jetë një fjalë goje, por do të jetë realitet sepse do hapen vende pune për shqiptarët, sepse shqiptarët nuk do marrin rrugën e mërgimit. Problemet e krijuara nga kryetari i deritanishëm i papërgjegjshëm  do të zgjidhen. Ne mundemi dhe do t’ia dalim. Ju e shihni se çfarë ndodh, rigrupohen partitë politike maqedonase bashkë me partinë politike shqiptare në pushtet.  Ata ishin që votuan shtyrjen e afatit të kandidaturave dhe u mundësuan maqedonasve që të kenë listë të përbashkët me të cilën do arrijnë të marrin 11 këshilltarë.

Është me rëndësi që në mënyrë masovike të votohet lista për këshilltarë  e PDSH-së ,sepse ju e dini që në kuadër të listës së tyre ka edhe tre këshilltarë të listës së VMRO-LSDM, që janë këshilltarët e Canovskit. Ju e dini që Filipin e kanë në listën e tyre ashtu siç e dini që pas 24 marsit Filipi bashkë me ato të tre që i ka futur në listë që duan të marrin vota të shqiptarëve do bëhen bashkë me VMRO dhe LSDM. Fiat Canovski është i njëjti që ishte deri dje. Plani është një dhe i vetëm që LSDM dhe VMRO të mbledhin vota bashkë për Vlladon nga ana tjetër edhe Filipi që bëjë sikur është në koalicion me BDI ndërsa nga ana tjetër votat do t’ja dërgojë Vllados të VMRO-së dhe LSDM-së”, tha Sela para para të pranishmive.

Ziadin Sela tha se në qoftë se maqedonasit munden të mbledhin 11 mijë votues atëherë shqiptarët do t’i mbledhim prej raundit të parë 15 mijë votues, sepse Struga është 64 % shqiptare dhe ne do zbardhim faqen tonë më 24 mars duke rrethuar numrin 22. /Portalb

Dollogozhdë

Veleshtë

Ladorishtë

Lajme të ngjashme

Back to top button