Kryeministri kanadez Trudeau në moshën 49 vjeçare u vaksinua me ‘AstraZeneka’, kurse RMV për shkak të Kanadasë e kufizoi vaksinimin në mbi 60 vjeç

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneka.

“Unë jam shumë i ngazëllyer”, tha Trudeau, 49 vjeç, pasi u vaksinua në një farmaci lokale pranë ndërtesës së parlamentit, transmeton SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

“Nëse është radha juaj të vaksinoheni, bëjeni atë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Trudeau u vaksinua me AstraZeneka më shumë se tre javë pasi Kanada pezulloi përdorimin e saj për njerëzit nën 55 vjeç, e cila ishte një arsye e drejtpërdrejtë që Maqedonia të merrte një vendim të ngjashëm. Kanadaja dhe Gjermania ishin vendet e para që njoftuan se do të kufizonin përdorimin e kësaj vaksine në një grupmoshë të caktuar për shkak të raporteve të rasteve të rralla të trombozës.

“Pas raporteve nga Kanadaja dhe Gjermania, ne kemi vendosur të ndjekim rekomandimet e tyre dhe të mos vaksinojmë njerëzit nën moshën 60 vjeç me AstraZeneka,” tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe më 30 mars.

Ndërkohë, Kanada ka ndryshuar politikën e saj për vaksinën dhe Paneli Këshillëdhënës Kombëtar i Imunizimit (NACI) tha dje se kushdo mbi moshën 30 vjeç mund të vaksinohet me AstraZeneka.

“Bazuar në provat aktuale, NACI rekomandon që vaksina AstraZeneka t’u ofrohet të gjithë individëve mbi moshën 30 vjeç, pasi përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet,” tha paneli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button