Strugë, Sela dhe Labënishti vazhdojnë takimet me qytetarët

Gjatë ditë së djeshme, kandidati për kryetar komune në Strugë, Ziadin Sela, ka vizituar fshatrat Veleshtë, Belicë dhe Dobovjan. Ashtu si në vendet tjera edhe këtu , Sela ka ecur më këmbë të gjithë lagjet, rrugët dhe rrugicat, ka takuar banorë, u ka shpërndarë atyre programin qeverisës, bashkë me premtimet në formë të shkruar. Për veleshtarët, Sela në veçanti ka paraparë në programin e tij, shtim të kapaciteteve elektrike, menaxhim cilësor me mbeturinat, mbështetje për jetën kulturore veleshtare gjegjësisht mbështetje institucionale për Shoqërinë Kulturore Artistike “Shpresa”, mbështetje për klubin futbollistik dhe atë të karatesë, të gjitha këto shumë të rëndësishme për banorët e Veleshtës.

Gjatë takimit në Dobovjan, Sela u prezantoi atyre vizionin e tij për zhvillimin e Dobovjanit. Ai për ta premtoi, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e një qendre rekreativo-sportive për peshkim dhe së bashku me Veleshtën të lidhen me qytetin, nëpërmjet një rruge për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi.

Kurse sa i përket Belicës, Sela premtoi ndriçim dhe rrethim të terenit sportiv, rregullimin e qendrës së fshatit, rregullimin e sitemit për ujitje etj. Garancioni i vetëm për zgjidhjen e problemeve të këtyre banorëve, sipas Selës, është përkrahje e Platformës së tij, për ndryshime në Strugë duke votuar numrin 22. 

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore kandidati i BDI-së, për kreun e Komunës së Strugës,  Arben Labënishti, i shoqëruar nga shefi i Shtabit komunal Ramiz Merko, dhe nga ministri i Pushtetit Lokal, Tair Hani,  si dhe nga strukturat locale realizuan një takim në fshatin Veleshtë 
Në fjalën e tij kandidati i BDI-së, për kreun e Komunës së Strugës Arben Labënishti, potencoi se ka respekt për votën e veleshtarëve dhe për Veleshtën duke potencuar se gjatë qeverisjes së tij me Komunën e Strugës do mundohet të zgjidh problemin me ujin e pijshëm dhe me funksionalizimin e rrjetit të kanalizimit. Gjithashtu, Labënishti potencoi se në një kohë të shpejt do të asfaltohet rruga lokale Veleshtë –Oktis.

Lajme të ngjashme

Back to top button