Federata e fermerëve: Dëmet e vërshimeve do ta shtrenjtojnë ushqimin

Fermerët e goditur nga vërshimet të mos paguajnë qira për tokën bujqësore të cilën e kanë marrë nga shteti, e as kompensim për bashkësitë ujore, të marrin vauçerë për repromateriale (preparate, plehra, karburant për mekanizim bujqësor, mbjellje) varësisht prej madhësisë së spërfaqes dhe kulturës, si dhe këshilla për aktivitete të mëtejme për ruajtjen e cilësisë së tokës, propozon Federata e fermerëve.

Këto masa, siç kumtoi Federata , janë në korelacion me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, dhe do t’ju ndihmojnë shumë bujqve të dëmtuar.

Federata poashtu sugjeron që të bëhen analiza pedagogjike dhe agrokimike të sipërfaqeve të kapluara nga vërshimet që të shihet përbërja e tokës, si dhe pastrimi i baseneve lumore dhe kanaleve.

Sipas FFRM-së, dëmet më të mëdha janë në Strumicë, në sipërfaqe prej gjithsej 230 hektarëve, kryesisht të mbjella me drithëra, në mesin e të cilave dominon misri. Të mbjellat e tjera janë me kultura kopshtare, prej të cilave më e dëmtuar është lakra, por humbje ka edhe në sipërfaqet në të cilat prodhohet material i mbjellë për domate dhe speca.

“Dëmet do të kenë efekt negativ mbi prodhimin e përgjithshëm kopshtar, si rezultat i të cilit pritet shtrenjtim i ushqimit”, vlerëson Federata pas vizitës në Borievë, Geçerli, Saçevë, Murtinë, Mëhalla e re, Ilovicë dhe Dobrejc.

FFRM-ja gjatë ditëve të kaluara realizoi takime me kryetarët e komunave Bosilevë, Novosellë, Vasilevë dhe Strumicë, me të cilët është pajtuar që të bëhet strategji e përbashkët për zgjidhjen e situatës së krijuar nga vërshimet. Komunat e kanë identifikuar problemin te organizatat për ekonomizim me ujin, të cilat, siç kanë theksuar ato, nuk janë operative sa duhet, për shkak të mjeteve financiare, mekanizimit dhe burimeve të pamjaftueshme njerëzore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button