Negociatat me Greqinë,problemet ‘fshihen nën qilim’

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Avramopulos ka shprehur përmbajtshmëri në lidhje me pritjet nga raundi i ri i negociatave me ndërmjetësuesin, Matthew Niemetz për çështjen për emrit të Maqedonisë. 

“Kriza politike dhe zgjedhjet në Shkup na shtynë të bëhemi të përmbajtur. Kriza e konfirmoi atë që folëm kur u publikua raporti i Komisinoit Evropian në tetor: është rrezik që problemet të fshihen nën qilim”, deklaroi Avramopulos në një intervistë për edicionin javor të “Kathimerinit” njofton MIA. 

Është çështje kohe se kur autoritetet në Athinë edhe zyrtarisht do ta konfirmojnë atë që midis reshtash thuhej në mediat greke – se Greqia do ta shfrytëzojë në dobi të saj krizën politike në Maqedoni. 

“Për demokraci funksionale sipas standardeve të BE-së nuk është e mjaftueshme të miratohen ligje të cilat mbeten vetëm në letër. Reformat duhet të zbatohen në praktikë”, deklaroi Avramopulos dhe në mënyrë diplomatike shtoi se autoritetet greke dëshirojnë “në vendin fqinj të mbretërojnë stabiliteti dhe sistemi demokratik funksional”. 

Shefi i diplomacisë greke edhe kësaj radhe nuk la pa përmendur Memorandumin për mirëkuptim, të cilin Athina e dërgoi në Shkup në shenjë se “Greqia ka treguar se dëshiron të punojë dhe se punon në zgjedhjen” për emrin. 

Sipas tij, pikërisht memorandumi ka qenë shkaku për të cilin procesi negociues ka fituar dinamikë. “Shumica e partnerëve tanë e njohin qëndrimin tonë konstruktiv. Kjo, gjithashtu, është pasqyruar edhe në vendimin unanim të BE-së në dhjetor me të cilin bëhet thirrje për zgjidhjen e çështjes së emrit para së gjithash para se të fillojnë negociata”, tha Avramopulos. 

Intervista e Avramopulosit për “Kathimerini” vjen vetëm disa ditë pasi gazeta e njëjtë duke shkruar për paralajmërimet për rikonstruimin e Qeverisë greke zbuloi se sipas një prej skenarëve, lideri i PASOK-ut, Evengelos Venizelos me siguri do ta ndërmarrë funksionin shef i diplomacisë greke. 

Gazeta proqeveritare fundjavën e kaluar përsëri shkroi për rikonstruimin e Kabintetit të Samarasit, por kësaj radhe, në të njëjtën kohë me intervistën e Avramopulosit, shkroi se gjatë “ndryshimeve në Qeveri, pothuajse është e sigurt se disa funksionarë do t’i ruajnë pozitat e tyre”, në mesin e të cilëve edhe ministri i Financave Sturnaras dhe Punëve të Jashtme, Avramopulos.

Lajme të ngjashme

Back to top button