Rrihet një i ri pas ndeshjes së hendbollit në Gostivar

Një djalë tetëmbëdhjetë vjeçer është lënduar gjatë rrahjes që ka ndodhur dje pas ndeshjes së hendbollit ndërmjet ekipeve të “Vardar Pollog”-ut dhe “Jehonës”, informojnë nga MPB-ja.

Sipas policisë, dje në sallën e sportit “Mlladost” në Gostivar është ndërprerë ndeshja e hendollit ndërmjet dy ekipeve pasi tifozët e “Vardar Pollog”-ut, “Gemixhinjtë” dhe kundërshtarët e tyre “Kastriotët”, përkrahës së klubit të “Jehona” nga Gostivari, kanë filluar të hedhin mjete piroteknike në sallë dhe të skandojnë fjalë ofenduese. Ndeshja është ndërprerë, ndërsa tifozët janë nxjerrë nga salla rreth orës 15.30.

Një orë më vonë, në afërsi të parkingut te Qendra mjekësore në Gostivar, është sulmuar 18-vjeçari F.T. i cili ka qenë duke u kthyer nga ndeshja së bashku me dy shokë të tij. Ata kanë hasur në një grup më të madh, të cilët me grushta dhe boksa metalikë e kanë rrahur F.T. Nga lëndimet e marra djaloshika përfunduar në spitalin e Gostivarit.

Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button