Filloi ngjyrosja e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ (Foto)

Si duket ëndrra e kamotshme e nxënësve të shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’ në Çair të Shkupit do të bëhet realitet me fillimin e vitit shkollor.

Punimet ndërtimore kanë marrë fund, ndërsa për momentin po realizohet faza përfundimtare e ngjyrosjes së objektit nga jashtë.

Kanë ngelur vetëm edhe disa punë të vogla teknike në brendinë e saj.

Shkolla e cila është në ndërtim e sipër është paraparë të jetë për afër 800 nxënës.

Ky projekt ka filluar të realizohet në vitin 2009, ndërsa ashtu siç ishte paraparë punimet realizohen në tre faza. 
Punimet e objektit ishin ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mjeteve.

Shuma prej 2 milionë euro përfshinë vetëm ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa salla sportive do të ndërtohet pasi të ketë përfunduar objektit në tërësi, dhe atë me mjete shtesë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button