Gruevski në Manastir, Cërvenkovski në Kriva Pallankë, fushata vazhdon

VMRO-DPMNE dhe partitë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” mbrëmë në Manastir mbajti tubim parazgjedhor, në të cilin janë prezantuar kandidati për kryetar komune Vlladimir Taleski dhe kandidatët për këshilltarë, të udhëhequr nga Silvana Angeleska, bartëse e listës.

Para anëtarëve, simpatizantët dhe qytetarët të cilët e përkrahin koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski tha se edhe pse është krizë, punët po lëvizin, reformat vazhdojnë dhe ka vepra.

“Populli në Maqedoni dëshiron të shohë vepra, vazhdimisht dhe vazhdimisht. Qytetarët dëshirojnë çdo vit, çdo muaj në mënyrë të vazhduar të shikojnë se po punohet, se po bëhet projekte dhe hapa konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetesë në Maqedoni. Qytetarët dëshirojnë të shohin, dhe kjo ashtu duhet të jetë, vazhdimisht dhe vazhdimisht – vepra. Dhe këtu është përparësia e jonë konkurrente ndaj LSDM-së. Ne bëjmë vepra”, tha Gruevski.

Kandidati për kryetar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Taleski në tubimin në Manastir paralajmëroi fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve. 

Cërvenkovski vizitoi Kriva Pallankën

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski para qytetarëve të Kriva Pallankës mbrëmë në tubimin e koalicionit “Aleanca për ardhmërinë” tha se Kriva Pallanka është fituese dhe se më 24 mars do të mposhtet pushteti aktual.

“Bojkotimin e ndërpremë por do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i komunës është zgjedhje e vërtetë për Kriva Pallankën. Është koha pushtetit të tanishëm t’ia kthejmë për shtatë vitet e fundit qeverisje të keqe edhe për Kriva Pallankën edhe për faqe të re të historisë së Maqedonisë”, tha Cërvenkovski.

Pasi para qytetarëve u prezentuan 19-të kandidatët për këshilltarë, bartësi i listës bartëse, Borjanço Micevski tha se Kriva Pallankës nuk i nevojiten përmendore, por duke punuar me nder, përkushtim dhe në mënyrë transparente këshilltarët do të punojnë për një të ardhme më të mirë me kthimin e prestigjit dhe dinjitetit të qytetarëve përmes realizimit të ideve dhe projekteve kreative dhe produktive.

Kryetari për kryetar komunash, Goranço Mlladenovski tha se nëse e fiton besimin e qytetarëve do të krijojë kushte të volitshme për investime dhe aktivitete të tjera në dobi të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button