Rufi Osmani: Në BDI dhe PDSH udhëheqin matrapazë

Rilindja Demokratike Kombëtare promovoi mbrëmë listën e kandidatëve për këshilltar të komunës së Strugës për zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Lideri i RDK-së tha se shqiptarët tashmë duhen dhe dinë të dallojnë të ndershmin përballë hajnit dhe e matrapazit. 

“Për këtë kemi shembuj konkret. Sllogani i BDI-së se “ ne dimë të ndërtojmë”, nuk qëndron, sepse e vërteta është se ata vetëm dinë të shkatërrojnë, e për këtë shembull tipik është Struga që drejtohej nga BDI-ja. Edhe Tetova, që drejtohej nga PDSH-ja mund të jetë shembull i krimit dhe kaosit urbanistik, për dallim nga Gostivari ku Qeveria nuk ka investuar asnjë euro, por kemi arritur ta mirë menaxhojmë komunën. Qeveria investon 500 milion euro në Shkup, për identitetin maqedonas, duke lënë krejtësisht anash identitetin shqiptar. Qeveria ndan dhjetëra e dhjetëra miliona euro nëpër komunat maqedonase në Shkup për përmendore e pishina,  duke i quajtur investime kapitale, ndërsa asnjë euro nuk ndan për komunat shqiptare,”theksoi Osmani.

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika mes tjerash theksoi se, RDK ka qenë partia që ofroi një qasje unifikuese për Strugën, por ky   propozim  është refuzuar nga dy subjektet e tjera shqiptare.
“Fatkeqësisht oferta e rivalëve politik nga partitë shqiptare ka qenë demagogjike dhe një marketing tipik dhe i pastër politik, sepse vetëm RDK ka demonstruar sinqeritet, mirëkuptim dhe ka promovuar bashkimin, mirëpo assesi nuk është mbështetur e përkrahur nga partitë tjera shqiptare”, shtoi Dika. 

Lajme të ngjashme

Back to top button