8 vjeçari martohet me gruan 61 vjeçare (FOTO)

Një fëmijë i moshës tetë vjeçare ka vendosur kurorën me një grua 61 vjeçare. Sanele Masiela është paraqitur përpara 100 personave duke realizuar ceremoninë e lidhjes së martesës me nënën e pesë fëmijëve Helen Shabangu.

Çifti ka shkëmbyer unazat dhe puthjet në ceremoninë e organizuar në Tshëane të Afrikës së Jugut, ku Sanele thotë se ishte vendi i duhur për të bërë martesën.

Por ai dhe gruaja e tij nuk kanë firmosur një certifikate martese dhe nuk do të jetojnë sëbashku. Familja e tij shpenzoi 1500 paund për dasmën duke insistuar se ishte një ritual dhe jo një martesë ligjore.

Djaloshi 8 vjeçar thotë se “jam i gëzuar që u martova me Helen. Kur të rritem do të martohem me një femër të moshës sime”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button