Sulmohet shtëpia shqiptare në Radishan të Shkupit

Me kokteje molotovi është sulmuar shtëpia e familjes shqiptare Zeqiri në Radishan të Shkupit. Ngjarja, si që lajmëron Alsat-M, ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës kur persona të maskuar kanë sulmuar me shishe xhami të mbushura me benzinë truallin e kësaj familjeje. Për fat të mirë, asnjë nga anëtarët e familjes nuk është lënduar.

“Na kanë gjuajtur me benzinë, me shishe. Në shtëpi, në oborr, ja ku kanë rënë shishet. Kemi qenë në gjumë, ora 12:30 e natës. Jemi zgjuar dhe kemi parë oborrin gjithë flakë e zjarr. Nuk kemi ditur nga të dalim. Nuk është kjo hera e parë, shumë herë jemi në vuajtje, me të këqija. Askush nuk ka dalë në ndihmë deri ditën e sotit”, deklaroi Zyber Zeqiri, banor i Radishanit.

Kryefamiljari Zeqiri  thotë se sulmet e këtilla nuk do t’ia arrijnë qëllimi që ai të shpërngulet nga ky vend ku jeton me vite të tëra, por ndërkohë kërkon nga institucionet të ndarrmin masa për mospërsëritjen e sulmeve.

Nga policia kanë konfirmua rastin duke mos dhënë detaje për autorët apo motivet e sulmit. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button