PDSH promovoi kandidatin për komunën e Tearcës

Partia Demokratike Shqiptare në kuadër të fushatës elektorale mbrëmë mbajti tubimin qendror në Tearcë, në të cilin u promovua kandidati për kryetar të kësaj komune Ruhan Iljazi dhe lista e këshilltarëve komunal e kryesuar nga bartësi i listës z. Xhelil Saiti.

Iljazi tha se banorët e  e komunës së Tearcës janë të pakënaqur nga qeverisja aktuale lokale që sipas tij kërkojnë një qeverisje ndryshe, një qeverisje me menaxhim të mirë, një qeverisje për qytetarët dhe jo privatizim të institucionit komunë. 

“Ne do të bëjmë ngritjen e efikasitetit të administratës dhe cilësisë së shërbimeve komunale, krijimi i vendeve të reja të punës përmes përmirësimit të kushteve për zhvillim ekonomik lokal dhe mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme në komunë, si dhe ngritjen e kapaciteteve të bizneseve ekzistuese në komunë, zhvillimi dhe përmirësimi i kushteve edukative, shëndetësore dhe sociale në komunë në përputhje me standardet bashkëkohore, zhvillimi i infrastrukturës sipas standardeve bashkëkohore, mirëmbajtja dhe përmirësimi i sistemit të ujësjellsave, energjisë dhe transportit lokal, promovimi i sportit dhe kulturës..” ishin këta disa nga premtimet e kandidatit për Tearcën, Ruhan Iljazi.

Në këtë tubim mori pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili tha se duhet votuar Iljazin sepse ai është njeri i përkushtuar, i sinqertë, e njeh punën mirë dhe është punëtor i jashtëzakonshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button