Një tetovar është qëlluar me armë derisa bisedonte me fqiun

Tridhjetë e tetë vjeçari Z.GJ nga Tetova mbrëmë është plagosur derisa ka biseduar me fqiun e tij në rrugën “Vëllezërit Simoski” në Tetovë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se sipas informacioneve të marra nga fqiu, derisa ata të dy kanë biseduar, pas tyre ka kaluar një person që i ka thënë diçka Z.GJ, pas çka nga pjesa e prapme e rripit ka nxjerrë armë dhe ka gjuajtur një plumb drejt tij. Pastaj në këmbë është larguar në drejtim të Kalasë së Tetovës.

Josifovski informon se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një gëzhojë të kalibrit nëntë milimetra dhe po ndërmerr masa për identifikimin dhe gjetjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button