Gruevski dhe Cërvenkovski vazhdojnë fushatën

Koalicioni “Unioni për ardhmërinë”, i udhëhequr nga LSDM-ja mbrëmë mbajti tubim në komunën Karposh në Shkup, ku u promovuan kandidati për kryetar të komunës, Andrej Petrov dhe kandidatët për këshilltarë.

Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski në tubim edhe njëherë përsëriti se zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë. Karposhi për të dhe për LSDM-në është traditë e dëshmuar dhe VMRO-DPMNE-ja, siç tha, nuk ka çka të kërkoj aty.

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Stevçe Jakimovski, sipas tij, është adut i fshehtë i VMRO-DPMNE-së,  ndërsa kulmi e hipokrizisë është slogani për fushatën e tij “Me guxim”.

Kandidati Andrej Petrov para qytetarëve tha se paratë e tyre do t’i shpenzojë si nikoqir i mirë dhe me përgjegjësi. 

Njëhkohësitsh, akuza të rënda në adresë të liderit të opozitës, Branko Cërvenkovski, ka lëshuar dje nga tubimi parazgjedhor në Shkup, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski. 

Gruevski ka akuzuar liderin socialdemokrat se, në kohën e tij është bërë kontrabandë me cigare, janë krijuar oligarkë dhe kanë mbetur pa punë mbi 200 mijë qytetarë. 

“Para meje shoh një atmosferë festive, një numër i madh i qytetarëve i cili kërkon dhe mbështet vepra, projekte, reforma, progres dhe suksese. Ky popull mbështet vepra dhe premtime që realizohen dhe bën dallim ndërmjet zhvatjes së kompanive, dhe përpjekjeve për të tërhequr investimet e huaja dhe për të hapur vendet e reja të punës. Askush nuk është ideal dhe i përkryer, por populli ynë ka mësuar të falë gabimet nëse janë të paqëllimta, por dhe të dënojë nëse dikush luan me vetëdije me besimin e tij”, ka deklaruar Gruevski. 

Në tubimin e mbrëmshëm, kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button