Fluska sapuni
Rrëmbeva
një kashtë
dhe fryva
politikanëve
gjeneralëve
dhe policëve.
Seç shkëlqenin
të fryrë
lloj-lloj ngjyrash
po seç shpërthenin
sapo
t’i prekja.
Një polic
të cilit i thashë kështu
as pa e prekur
më preku
me shkopin e tij
aq sa shpërtheva.