RMV, të mësuarit me të kuptuar në vend të mësimit përmendësh për klasat e para

Programet e reja mësimore për klasën e parë janë miratuar sot me propozim të Byrosë për Zhvillim të Arsimit pasi të premten nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u miratuan, më këtë, pasojnë reforma thelbësore në arsimin fillor, gjegjësisht kjo është hapi i parë për zbatimin e konceptit të ri për arsim fillor, shkruan Portalb.mk.

Fushat më të rëndësishme të këtij koncepti sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë barazia gjinore, inkluziviteti dhe multikulturalizmi, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe respektimi i të drejtave të njeriut, kështu kumtuan nga MASh-i.

“Programet mësimore ishin të përpunuara nga ana e grupeve të punës në të cilat, përveç këshilltarëve të BZHA-së, morën pjesë edhe profesorë universitarë dhe praktikant – mësimdhënës të shkollës fillore të zgjedhur përmes shpalljes publike, ndërsa gjatë tërë procesit u konsultuan edhe numër ekspertësh nga disa fusha në të cilën janë bazë e Konceptit të ri: barazia gjinore, inkluziviteti dhe multikulturalizmi, si dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe të ngjashme” shkruan në kumtesë.

Sipas MASh-it, fokusi i këtij koncepti të ri për arsim fillor është te të mësuari me kuptim dhe jo për mëndësh, në mënyrë q siç thonë ata, të zhvillohet mendimi kritik në vend që nga mosha e re, gjegjësisht nga arsimi fillor.

“Është e rëndësishme thelbësore që programet mësimore do të sigurohen dukshmëri më të madh të integrimit, gjegjësisht do të mundësojnë realizimin e temave të përshtatshme nga lëndë të ndryshme gjatë klasës së njëjtë, me qëllim që të sintetizohen perspektiva të ndryshme për lëndën kudo që të jetë e mundur, përmes përmbajtjeve dhe aktiviteteve të caktuara të mundshme për realizimin e tyre. Në këtë mënyrë, nxënësit do ta kuptojnë dhe tejkalojnë më lehtë materialin mësimor. Fokusi është futur në të mësuarit me kuptim që ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik dhe krijimtarisë, në vend të mësuarit faktografik të deri tanishëm dhe memorizimin e të dhënave” kumtuan nga MASh-i.

Me këtë, pritet që të hiqet vlerësimi përmbledhës, gjegjësisht të mos bëhen teste çdo tre muaj ndërkaq njohuritë dhe aktiviteti i nxënësve të ndiqet në baza ditore. Në ndërkohë, për mënyrën e zbatimit të programeve mësimore për klasën e parë do të organizohen trajnime për mësimdhënësit, përmes tre moduleve gjatë majit, qershorit dhe gushtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button