Sonte skadon afati për listat zgjedhore, partitë pa marrëveshje

Sonte në mesnatë, sipas ligjit,  skadon afati për dorëzimin e listave të garuesve në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Vendi është në krizë politike pasi ndërsa opozita maqedonase dhe partia maqedonase në pushtet ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për prolongimin eventual të tyre. 

Deri më tani, vendin e kanë vizituar plot diplomatë, për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize, të gjithë janë shprehur të shqetësuar për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë.

Opozita maqedonase në krye me LSDM nuk ka ndryshuar qëndrimin për bojkotin e këtyre zgjedhjeve dhe ende nuk ka dorëzuar listat e kandidatëve të tyre në Komisionet përkatëse Zgjedhore. Ata i dhanë dje afat partisë në pushtet VMRO DPMNE për të prolonguar datën e mbajtjes së tyre me kusht që nëse fitojnë edhe një votë më shumë, të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator.

Por, as VMRO nuk ka luajtur nga qëndrimi i tyre, duke theksuar se mund të shtyhet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve por jo dhe data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Partitë shqiptare do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale me kandidatët e tyre ndërsa ka dhe 29 kandidatë të pavarur si dhe 95 lista të pavarura për këshilltarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button